Sport25 Gusht 2019, 16:01

E frikshme: 16-vjeçari me klauzolë 100 milionë euro, çmendet Barcelona

Shkruar nga Pamfleti

Katër minuta në këmbë, 350 metra. Kjo është distanca me La Masia-s dhe Camp Nou-t. Aty kanë kaluar dhjetëra fenomene: nga Messi tek Iniesta, pa harruar Xavi-n. Aty, tani, jeton Ilaix Moriba, i marrë nga katalanasit në moshën 7 vjeç, kur luante tek Espanyol.

Kohët e fundit, siç ka bërë të ditur Corriere della Sera, Barça i ka zgjatur kontratën deri në 2022-shin, duke përfshirë në të një klauzolë 100 milionë euro për prishjen e parakohshme të marrëveshjes.

Janë të shumtë ata që e krahasojnë Moriba-n me Pogba, ndërsa në Katalonjë mendojnë se është pasardhësi i denjë i Yaya Toure. Kujdes, përveç klauzolës, edhe rroga është për rekord: edhe falë menaxherit Jonathan Barnett (i njëjti i Gareth Bale), Moriba do të fitojë 2 milionë euro në vit.

Image result for moriba barcelona


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Barcelona Cam Nou