Aktualitet24 Shtator 2018, 18:28

E frikshme çfarë ndodh në Kukës, mbeturinat ‘fluturojnë’ nëpër rrugë, furtuna lë në errësirë shumë zona

Shkruar nga Pamfleti

E frikshme çfarë ndodh në Kukës, mbeturinat 'fluturojnë' nëpër rrugë, furtuna lë në errësirë shumë zona (Foto)

Një stuhi e fuqishme ka goditur sot qytetin e Kukësit, duke krijuar frikë dhe panik te qytetarët, shumica e të cilëve kanë mbetur dhe pa energji elektrike. Nga raportimet e deritanshme thuhet se janë shkaktuar shumë dëme materiale, janë thyer pemë, por janë dëmtuar edhe biznese apo banesa në zonat periferike.

Ndërkohe erërat e forta kanë nxjerrë në rrugët e qytetit mbeturinat urbane të ndodhura në kazane, duke sjellë ndotje të hapsirave publike. Qyteti i Kukësit i ngjante një shkretëtire pas pluhurit të ngritur nga stuhia e fortë mbuloi të gjithë qytetin.

Vendgrumbullimi i mbeturinave inerte në afërsi të varrezave është përfshirë nga flakët. Në vendgrumbullim depozitohen  edhe mbeturina urbane nga qytetarët e papërgjeshshëm të cilët  në mesditën e së hënës i kanë vënë edhe flakën.  Si rrjedhojë e stuhisë  mbeturinat e  djegura janë përhapur në afërsi të varrezave duke dëpërtuar edhe në oborrin e magazinave të OSHEE-së.

Në shurajen e flakëve të zjarrit u angazhuan forcat e ushtrisë, të shërbimeve publike dhe të zjarrëfikësve. Ata për disa orë kanë luftuar me flaket dhe erërat e forta që pengonin shuarjen. Nga stuhia e fortë janë dëmtuar edhe rrethimi i varrezave ndërsa mbeturiant kanë pushtuar ambientin për rreth.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Kukes moti stuhi shiu