Politike27 Qershor 2022, 20:54

“E fryn Erioni se nuk është kështu situata”, Braçe shpërthen në akuza ndaj Krifcës për blegtorinë

Shkruar nga Pamfleti
“E fryn Erioni se nuk është kështu situata”,

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shpërthyer në sulme ndaj ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Ai ka folur për blegtorinë, duke thënë se numri i lopëve që mbarështohen ka rënë ndjeshëm.

Braçe fajëson politikat e qeverisë si shkak për uljen e numrit të lopëve, deleve dhe dhive, teksa thotë se këtë gjë e ka paralajmëruar që në vitin 2018 kur ndryshoi TVSH për bujqësinë.

Komenti i plotë i Braçes

65 mije lopë më pak nga 31 dhjetor 2018! 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi me pak nga 31 dhjetor 2018! 131 mijë tone qumësht më pak nga 31 dhjetor 2018!

INSTAT ka publikuar të dhënat e blegtorisë për vitin 2021! Shikoni, e urrej të them “ju pata thënë”;

Por rezulton e provuar gjithçka, madje këtë herë me të dhëna nga vete Ministria e Bujqësisë! Në nëntor 2018, kur ndryshoi TVSH për bujqësinë, ju thashë e në fund edhe ika nga Komisioni i Ekonomisë, në Kuvend për tre orë me radhe u mundova të bindja për ta ndaluar pasojën, këtë qe e keni më lart në shifra!

Nuk dëgjoi kush!

Po tani? Do vijoni me “e fryn Erioni se nuk është kështu situata”?

A ka vlerë fjala në këtë vend?

Nëse ka, ndryshoni TVSH për bujqësinë që te mos humbim akoma me bagëti, akoma me ushqim!

Duhet prodhuar në vend, duhet bërë tani!

Politike #Krifca blegtoria brace