Sport29 Gusht 2022, 16:14

“E gjora, është 90-vjeçe”, trajneri i Napolit ofendohet nga mamaja, shishe dhe shuplakë drejt Luçiano Spaletit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“E gjora, është 90-vjeçe”, trajneri i Napolit

“E gjora, është 90-vjeçe”, trajneri i Napolit ofendohet nga mamaja, shishe dhe shuplakë drejt Luçiano Spaletit (Video)

Fiorentina dhe Napoli e kanë mbyllur sfidën e mbrëmjes së djeshme me rezultatin e bardhë 0-0, e vlefshme për javën e 3 të Serisë A italiane.

Momenti më i diskutuar që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte kur trajneri i napolitanëve, Luçiano Spaleti u konfrontua fizikisht me një tifoz në tribunën kryesore të stadiumit “Artemio Franchi”, teksa ai ofendoi teknikun italian nga mamaja.

Më pas, një shishe vjen në drejtim të Spaletit dhe tifozi godet me shuplakë trajnerin e Napolit. Një video që bëri xhiron e rrjetit.

Tekniku i skuadrës napolitane u përpoq të argumentonte arsyet e tij dhe më pas, duke folur për mikrofonat e DAZN, shpjegoi se çfarë kishte ndodhur. “Nga pas pankinës së Fiorentinës ata ofenduan përkrahë fëmijëve nga fillimi në fund. Vazhdimisht: ‘La tua mamma, la tua mamma, la tu amamma’. Ajo është 90-vjeçe, e gjora”. Spaleti më pas iu kthye temës në një konferencë për shtyp, duke pyetur veten se si është e mundur që disa sjellje të kalojnë plotësisht pa u vënë re.

Tifoso #Fiorentina tira schiaffo a #Spalletti dopo #FiorentinaNapoli. Sono senza parole pic.twitter.com/cgOJ2CL3to

— Marco Lombardi (@marcolombardi24) August 28, 2022

Sport Fiorentina Luçiano Spaleti Napoli Tifozët