Politike11 Shkurt 2023, 16:13

E hëna ditë zie kombëtare, Berisha sinjalizon anulimin e protestës para Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
E hëna ditë zie kombëtare, Berisha sinjalizon anulimin e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë sinjale se mund të anulojë protestën e së hënës, nëse Kuvendi vendos të mos mblidhet për shkak se e hëna është shpallur ditë zie kombëtare për shkak të tërmetit në kufirin turko-sirian.

Duke folur pas largimit nga selia e PD, Berisha tha se marshimi ishte thjesht një sinjal dhe se në qoftë se vendoset të mos ketë parlament ai do ta anulojë tubimin. Po ashtu ju përgjigj dhe Damian Gjiknurit.

I them Damianit, protesta i realizoi 100% qëllimet e tij. Marshimi ishte thjesht një sinjal, një mesazh që e ka marrë shumë mirë. Në qoftë se nuk ka parlament unë nuk kuptoj se nuk duhet bërë parlament se ka ditë zie. Ulet flamuri dhe ndërpriten aktivitetet sportive dhe kulturore, nuk ndërpriten aktivitetet politike, por në qoftë se vendoset të mos ketë parlament ne do respektojmë ditën e zisë”, deklaroi Berisha.

Politike