Aktualitet29 Dhjetor 2022, 19:54

“E ka mbyllur me sukses shkatërrimin e PD”, Spahiu: Berisha pjellë e komunizmit, na i bëri peshqesh Ramiz Alia

Shkruar nga Pamfleti
“E ka mbyllur me sukses shkatërrimin e PD”, Spahiu: Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, ai na u bë peshqesh nga Ramiz Alia.

Spahiu u shpreh se Alia vendosi Sali Berishën në krye të PD-së, pasi ky i fundit kishte qenë ish-sekretar i Partisë Komuniste. Sipas tij, ai po e shkatërron Partinë Demokratike.

Juristi shtoi se Berisha me të gjitha veprimet që bën po i shërben Partisë Socialiste dhe aspak PD-së.

8 janari është dita zyrtare e fundit të misionit të turpshëm historik të Partisë Demokratike. Ajo parti tashmë e ka mbyllur misionin e saj të tranzicionit, si një krijesë e Ramiz Alisë dhe Partisë Komuniste. Mendoj që zbulimi dhe krijesa më interesante e ish-diktatorit Ramiz Alia ka qenë formimi i Partisë Demokratike, si një mundësi, si një krijesë artificiale e pluralizmit politik në Shqipëri, duke vendosur dhe një nga komunistët më të besuar në krye të kësaj partie, ish-sekretarin e Partisë Komuniste të spitaleve, Sali Berishën. Pas 25 viteve karrierë në Partinë Komuniste, Ramiza Alia, si një njeri aktiv, i cili e njohu egon e tij, bëri këmbimin paqësor të pushtetit, e çoi pushtetin në duar të sigurta, në duart e një komunisti, i cili pas 32 vitesh do e forconte ish-Partinë Komuniste, sot Partia Socialiste, për t’i dhënë fronin mbretëror në këtë vend”, tha Spahiu.

Ai shtoi më tej se PD po fundoset nga Berisha dhe plani për tu shërbyer nipërve dhe mbesave të komunistëve po ecën perfekt.

Partia Socialiste është vazhdimi, është e njëjta, vetëm ka ndryshuar emrin. Partia Demokratike ishte zgjatimi, leva që do mundësonte një lloj pluralizmi fiktiv dhe do i garantonte forcimin, fëmijëve dhe nipërve të komunistëve shqiptarë. Sot, fëmijët  dhe nipërit e komunistëve shqiptarë janë më të fortë se kurrë dhe Sali Berisha e ka mbyllur me sukses shkatërrimin e Partisë Demokratike”, theksoi ai.

Spahiu ka folur edhe për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, viti 2022 ishte viti i mjerimit dhe i varfërisë, teksa gjatë kësaj periudhe, patëm edhe eksodin e tretë të shqiptarëve. Ai shtoi se kryeministri është konsumuar dhe nuk ka se çfarë u jep shqiptarëve.

Mendoj që, pas 10 vitesh qeverisje të Edi Ramës, do thosha që çdo qeveri shqiptare do të ishte konsumuar. Është në natyrën njerëzore, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të evropianëve dhe amerikanëve, që përtej dy mandateve, të konsumohet dhe të mbarojë kreativiteti i çdo lloj administrate apo individi. Në këtë kontekst, do të thoja, edhe Edi Rama nuk ka çfarë jep më për Shqipërinë, për momentin”, tha ai.

Kryesore Berisha Ramiz Alia Spahiu