Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama është në Sarandë, për të inspektuar kantierin e Lungomares së qytetit, 1.1 km e gjatë e cila do të jetë gati këtë vit për të pritur turistët e parë.
Ndërkohë kryeministri ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku shihet mbi mol dhe poshtë tij në det, është një burrë mbi sërfin e tij, që siç duket po zhvillon dhe një komunikim me kryeministrin.
“PS-ja dhe PD-ja, moment komunikimi me një demokrat”, shkruan Rama krahas fotos, duke dashur të krahasojë dy partitë.