Showbiz12 Tetor 2022, 12:31

‘E ke lënë drogën?’, Rozana Radi pajtohet me Kastro Zizon pas gjashtë vitesh

Shkruar nga Pamfleti

‘E ke lënë drogën?’, Rozana Radi pajtohet me Kastro Zizon pas gjashtë vitesh

Kastro Zizo dhe Rozana Radi lajmëruan përmes një videoje në rrjetet sociale se hatërmbetjet mes tyre kanë marrë fund. Sherri që daton rreth gjashtë vite më parë, u tha se kishte nisur në “Kënga Magjike” në vitin 2016. Atë vit, që përkonte me edicionin e 18-të të këtij eventi, Rozana Radi u shpall fituese me këngën “Ma thuaj ti”.

Por së fundmi ka folur vetë Kastro Zizo, duke sqaruar të vërtetën dhe zanafillën e sherrit me Rozanën dhe nuk paska të bëjë aspak me “Kënga Magjike.”

Ai u shpreh se ishte Rozana ajo që ka pasur hatërmbetje ndaj tij, gjatë emisionit të Vera Grabockës “Your Face Sounds Familiar.”

“Nuk është se ishim zënë tamam, se Rozana ka disa probleme ndonjëherë si puna ime, se është artiste. Ne artistët s’jemi fort…  Ishim para 6 vitesh në një projekt të Vera Grabockës “Your Face Sounds Familiar”, që fitoi Anxhela Peristeri, mendoj me të drejtë, edhe unë nuk i dhashë pikë Rozit. Ajo e mori shumë personale dhe nuk folëm, më bëri bllok”- tha Kastro në një intervistë në “Natë me Aulonën.”

I pyetur nëse ka ndonjë personazh të njohur me të cilin nuk flet, Kastro tha: “Përgjithësisht me të gjithë flas, ndoshta me disa njerëz që nuk më kanë kuptuar në atë kohën kur isha në atë periudhën time, abuziv. Por emra s’do them.”

Kujtojmë se ishte Rozana ajo e cila postoi një video me Kastron duke konfirmuar kështu se ata i kanë dhënë fund hatërmbetjeve të tyre disavjeçare.

Pjesë nga biseda e tyre:

Rozana: Të kam bllokuar, por nuk të zhbllokoj dot.

Kastro: Më hiq bllokun moj. Rozana Radi më hiq bllokun.

Rozana: Se çfarë dolën disa lajme ‘kam lënë drogën’. E ke lënë?

Kastro: Kam tre vjet që drogohem nga ndjenjat e njerëzve.

Rozana: Ne s’kemi folur me Kastron, sa vite u bënë?

Kastro: 5 vjet e pak.


smile

Lifestyle Droga kastro zizo pajtim Rozana Radi