Showbiz 7 Nëntor 2018, 16:07

E ke shpirtin ashtu siç ke dhe formën e këmbës! Forma e shputave zbulon gjithë personalitetin

Shkruar nga Pamfleti

Ç’thonë ekspertët kur është fjala për analizën e formës së shputave?

Epo, nëse njëjtësojmë rëndësinë e shputave me vijat e fytyrës dhe gjërat i shikojmë nga ai kënd, rezulton që në bazë të formave të shputave mund të zbulojnë shumë për personalitetin e dikujt.

Kujt do t’ia thoshte mendja? E po, të shohim, se çfarë thotë forma e shputave tuaja për ju.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

“Shputa romake”
“Shputa romake” është njëra ndër më të rëndomtat. Gishtat janë proporcional dhe janë të drejt, ku gishti më i madh është më i gjati. Njerëzit me këtë shputë janë të prirë që të jenë shumë të hapur dhe shoqërorë. Ata gjithashtu janë karizmatik, kështu që bëhen shumë moderator të mirë publik apo menaxherë të mirë.

 

 

Shputat katror
Kur të gjithë gishtat janë identik në gjatësi, atëherë këtij personi i thuhet të ketë “shputë katrore”, gjithashtu janë të njohura si “shputa paqësore”, kjo lloj shpute është gjithnjë e më shumë në humbje. Njerëzit me këtë lloj forme të shputës janë shumë të qetë dhe të llogaritur kur janë para ndonjë vendimi të rëndësishëm. Si rezultat i kësaj ata janë të besueshëm dhe praktik.

 

Shputa greke
Është e njohur gjithashtu edhe si “shputa e flaktë”. Tipari më dallues i këtij lloji të shputës është se gishti i dytë është më i gjatë se gishti i madh. Njerëzit me këtë lloj shpute janë shumë entuziast dhe të motivuar. Shputa Greke më së shumti haset tek atletët dhe aktorët ( njerëz reprezentues të cilët janë kreativ dhe sportdashës) gjithashtu si folës në publik dhe inovatorë.

 

 

Kuriozitete