Sport 8 Tetor 2022, 19:27

“E këndshme që shënoi, finalizim i shkëlqyer”, Trajneri i Çelsit feston golin e Brojës: Sa herë hyn në fushë punon shumë për ekipin

Shkruar nga Pamfleti
“E këndshme që shënoi, finalizim i shkëlqyer”,

“E këndshme që shënoi, finalizim i shkëlqyer”, Trajneri i Çelsit feston golin e Brojës: Sa herë hyn në fushë punon shumë për ekipin

Graham Poter ka qenë shumë i lumtur me suksesin 3-0 të Çelsit ndaj Ullvërhempton e padyshim edhe për faktin që Armando Broja shënoi golin e tij të parë me fanelën e bluve. Tekniku i londinezëve u shpreh pas sfidës për mediat britanike se ishte i lumtur për sulmuesin shqiptar që tundi rrjetën.

“Ishte e këndshme që Armando shënoi në fund. Unë kam qenë këtu vetëm 3-4 javë, ndaj nuk është meritë e imja. Ishte një finalizim i shkëlqyer, një pasim i mirë që çoi te goli gjithashtu.

Sa herë që hyn në fushë, ai punon shumë për skuadrën. Atij iu desh të ishte i duruar, por ka punuar shumë në stërvitje dhe ishte e këndshme që shënoi”, theksoi trajneri duke folur për mediat pas sfidës.

Sport Armando Broja Graham Poter trajneri i Çelsit