Sport16 Janar 2019, 15:33

E kërkon Barcelona dhe Milani, përgjigjet shqiptari

Shkruar nga Pamfleti
E kërkon Barcelona dhe Milani, përgjigjet shqiptari

Edon Zhegrova u lidh me një interesim të Milanit dhe Barcelonës, ndërsa lajme të tilla e kanë entuziazmuar. Ai ka folur për portalin kosovar “Express”, në lidhje me këto zëra.

“Po ndihem shumë mirë. Normalisht se do të ishte nder për mua të luaj në një klub si Barcelona apo Milani. Por, kam edhe oferta të tjera dhe jemi në bisedime”, ka deklaruar Zhegrova për Gazetën Express.

“Nuk dihet, jemi në bisedime. Edhe pse nuk kam pasur minuta të mjaftueshme me Genkun, unë kam punuar shumë dhe do të vazhdoj të punoj si gjithmonë. Tash jemi në bisedime për ta zgjedhur opsionin më të mirë për mua”, – theksoi futbollisti i përfaqësueses së Kosovës.

Sport Barcelona Milani