Showbiz16 Shkurt 2019, 09:59

E kishte mbajtur të fshehtë, Shpat Kasapi deklaron se do fejohet së shpejti

Shkruar nga Pamfleti

E kishte mbajtur të fshehtë, Shpat Kasapi deklaron se do fejohet së shpejti

Shpat Kasapi mbetet një nga këngëtarët më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në media prej vitesh. Sidomos jeta e tij private ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes dhe atëherë kur nuk pritej, Shpati ka dhënë lajmin e fejesës.

I ftuar në emisionin “Mirage”, këngëtari ka deklaruar se së shpejti do fejohet, por identitetin e vajzës që dashuron e ka mbajtur sekret.

“Jam në një lidhje që do ta zyrtarizoj shumë shpejt. Është koha, u bëra 33 vjeç. Edhe pak do të bëj fejesën. Takohemi rrallë sepse ajo është në Kosovë, unë në Shkup, po kontaktojmë falë Zotit kemi Whatsapp-in”, është shprehur Shpati.

Showbiz fejesë shpat kasapi të dashur