Takimi mes Tunizisë dhe Malit, e vlefshme për Kupën e Afrikës në Grupin F ka dhuruar një episod interesant, ku protagonist kryesor është bërë arbitri kryesor, Jani Sikazue. Ky i fundit fërshëlleu përfundimin e takimit në minutën e 85.
Pas shumë protestave, Sikazue i ka hedhur edhe njëherë sytë në kronometrin e tij dhe vuri re gafën. Kështu vendosi që loja të rifillojë sërish, megjithatë nuk ishte e thënë që ndeshja të luhej deri në minutën e 90.
Megjithatë, me sa duket, nxitimi i arbitrit ishte i justifikuar, të paktën sipas Esam Abdel-Fatah, kreu i arbitrave të Kupës së Afrikës. Sikazue mendohet se ka pësuar goditje nga vapa e madhe, gjë që do të kishte shkaktuar humbjen e përqendrimit. Dhe, pikërisht për këtë, kishte fërshëllyer disa minuta më herët.
🇹🇳 🇲🇱 2nd half of Tunisia vs Mali:
🚶♂️ 9 substitutions
👀 2 penalties awarded
🔴 1 red card
🤯 Referee blows up for full-time at 85th minute & finally on 89:50 with no added time.pic.twitter.com/ymqsKHbTC5— Photos of Football (@photosofootball) January 12, 2022