Ledian Memushaj do të nisë për herë të parë aventurën si trajner.
Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare do të stërvisë skuadrën e të rinjve të Peskarës.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit italian, Daniele Sebastiani.
Vlonjati lë kështu futbollin e luajtur për të nisur një aventurë të re në arenën e trajningut.
35-vjeçari në 9 sezonet e fundit, 8 vite është aktivizuar me fanelën e Peskarës dhe vetëm një sezon ka mbajtur veshur fanelën e Beneventos, në sezonin 2017-2018.
Me skuadrën e Peskarës, Memushaj ishte futbollisti i parë i huaj me më shumë paraqitje në skuadër, teksa ishte dhe kapiten i ekipit abrucez.