Showbiz19 Prill 2019, 17:34

E kujt ia priste mendja! Kjo është lidhja që ka Valbona Selimllari me ish-gruan e nipit të Enver Hoxhës

Shkruar nga Pamfleti

E kujt ia priste mendja! Kjo është lidhja që ka Valbona Selimllari me ish-gruan e nipit të Enver Hoxhës

Valbona Selimllari dhe Sonila Çaushi ish-bashkëshortja e Ermal Hoxhës janë shoqe të ngushta me njëra-tjetrën dhe kjo miqësi daton shumë vite më parë kur ato konkurronin në kompeticionin e bukurisë “Miss Albania”.

Ato kanë vazhduar miqësinë e tyre të bukur deri në ditët e sotme dhe shpesh herë postojnë foto me njëra tjetrën. Rikujtojmë që Sonila ka dhe një djalë me Ermalin 19-vjeçar të quajtur Rei.

Çaushi ka rindërtuar sërisht jetën pas ndarjes nga Ermali, ajo punon si drejtoreshë marketingu dhe është martuar me Eptan Lohjen, aktorin që ka luajtur rolin e Mirit në filmin shqiptar “Në shtëpinë tonë”. Nga kjo martesë ata kanë dhe një djalë.

Valbona është shumë aktive edhe në rrjetet sociale ku shpeshherë publikon fotografi të ndryshme. Para disa kohësh ajo ka publikoi një foto ku shfaqet me Sonilën në koncertin e Rita Orës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz