Politike29 Shtator 2022, 21:40

"E mendoje se Tahiri do futej në burg?"/ Yuri Kim "dy fjalë" të zhgënjyerve nga drejtësia, paralajmëron "peshqit e mëdhenj": SPAK do të japë rezultate!

Shkruar nga Pamfleti
"E mendoje se Tahiri do futej në burg?"/ Yuri Kim "dy

Sulmet jo shqiptare ndaj Juri Kim!

Duke folur për rezultatet e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vendin tonë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim solli në vëmendje rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është dënuar me burg.

Për emisionin “Opinion”, Kim tha se para reformës në drejtësi askush nuk e mendonte se ministra apo zyrtarë të lartë do të mund të përballeshin me drejtësinë. Sipas ambasadores, SPAK i ka dhënë fund pandëshkueshmërisë për personat të cilët mbrohen për shkak të pushtetit.

E pyetur për hetimet për çështjen e inceneratorëve, Kim është përgjigjur shkurt duke thënë “lëreni SPAK të bëjë punën e tij.”

Pjesë nga intervista:

Ambasadorja Kim: Kur ka qenë hera e fundit, kur ka qenë hera e fundit Blendi kur dy ministra, dy ministra të fuqishëm, të partisë në pushtet, menjëherë pasi kanë lënë zyrën, kur ka qenë hera e fundit kur dy ministra janë futur në burg? A mendoje se Saimir Tahiri do të futej në burg? E vëmë me bast, nuk e mendoje. Jam e sigurt se pjesa më e madhe e njerëzve mendonin, ja një person që kurrë nuk do të dalë përpara drejtësisë sepse është i fuqishëm. Ja një person që është i mbrojtur. Apo jo? Asaj kohe pandëshkueshmërie po i vjen fundi. E njëjta gjë tregohet në përcaktimet tona në mbarë botën. Prandaj ideja që kjo drejtësi është selektive, mendoj se pasqyron padurimin dhe dëshirën për të parë drejtësi…

Blendi Fevziu: …më të fortë…

Ambasadorja Kim: …të ecë më shpejt. Mendoj se ka një lidhje të ngushtë…

Blendi Fevziu: Gjëja më e rëndësishme në rastet është që…

Ambasadorja Kim: …duhet të kesh rezultate, apo jo? E di çfarë kam vënë re në studimin tim të ndjekjeve penale dhe drejtësisë në Shqipëri? Kam parë se ka pasur shumë ndjekje penale të hapura përpara reformës në drejtësi, pak përpara se të ngrihej SPAK, çdo vit, prokuroria e veçantë, këtu, atje, kudo hapte shumë çështje…

Blendi Fevziu: Po.

Ambasadorja Kim: Kush shkoi në burg? Cili ministër u fut në burg?

Blendi Fevziu: Shumë, shumë pak njerëz? Po. Zyrtarë, jo ministra.

Ambasadorja Kim: Jo shumë pak njerëz. Asnjëherë ndonjë ministër nuk është futur në burg.  Asnjëherë.

Blendi Fevziu: Ka qenë një, mendoj, në 2014.

Ambasadorja Kim: Kush?

Blendi Fevziu: Spiro Ksera.

Ambasadorja Kim: Oh, vërtet?  Dakord. Por është shumë e rrallë.

Blendi Fevziu: Po.

Ambasadorja Kim: Dhe mendoj se po shohim SPAK do të japë rezultate. Prandaj mendoj se, nëse do të isha qytetarë shqiptare, edhe unë do të kisha padurim. Por edhe nuk do të humbisja besimin, sepse po ecën përpara.

Blendi Fevziu: Por ka pasur një rast, për shembull, të cilin e kanë ndjekur të gjitthë, siç është çështja e inceneratorëve. Dhe njerëzit thonë, nuk garantoj për faktet, por çdo ditë, në çdo studio, ata nxjerrin fakte, letra, dokumenta, dhe ne ende nuk kemi diçka konkrete.

Ambasadorja Kim: Lëreni SPAK të bëjë punën e tij.

Blendi Fevziu: Po punon në atë drejtim?

Ambasadorja Kim: Lëreni SPAK të bëjë punën e tij.

Politike Yuri Kim