Aktualitet12 Tetor 2018, 11:52

E mitura u qëllua me çifte, gjithë familjarët nën hetim, zbulohet detaji rrëqethës për vëllanë dhe nusen e tij

Shkruar nga Pamfleti
E mitura u qëllua me çifte, gjithë familjarët nën

E mitura u qëllua me çifte, gjithë familjarët nën hetim, zbulohet detaji rrëqethës për vëllanë dhe nusen e tij

Vajza e mitur, që u vra mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, mësohet se është qëlluar me çifte. Report Tv thekson se 13-vjeçares i janë gjetur saçme në trup. Edhe babai i vajzës deklaron se e bija është vrarë me armë, pasi ka konstatuar plagët në trup.

“Vajza kishte plagë në trup dhe është qëlluar me armë zjarri”, i ati i të miturës, Xhevat Braja.

Në momentin e krimit tragjik, në shtëpi ka qenë vëllai i vajzës dhe nusja e tij. Xhevat Braja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan, ndërsa vendi ishte i mbushur me gjak.

Pistat ku po hetohet janë dy: dyshohet se mund të jetë qëlluar nga ndonjë prej familjarëve ose një person nga jashtë ka shkuar dhe e ka vrarë me çifte dhe më pas është larguar dhe vëllai e nusja nuk kanë dëgjuar gjë.

Vëllai dhe nusja ishin në dhomën tjetër të banesës, ndërsa do të merren në pyetje nga një ekspert i shenjave.

Ngjarja u regjistrua mbrëmë në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura jetonte bashkë me prindërit e saj në kushte të vështira ekonomike. Fillimisht u raportua se vajza është gjetur nga babai me plagë thike në trup dhe më pas është shoqëruar për në spitalin e Traumës, ku ka humbur edhe jetën.

Aktualitet vajza e mitur vrasja ne tirane