Kronike18 Nëntor 2022, 19:15

E nxorën pa zemër nga spitali në Spanjë/ Ministria e Drejtësisë zvarrit hetimet për Saimir Sulën: S'kemi përkthyes

Shkruar nga Pamfleti
E nxorën pa zemër nga spitali në Spanjë/ Ministria e

Ministria e Drejtësisë ende vijon të mbajë peng letër porosinë e ardhur nga Spanjë për rastin e shqiptarit Saimir Sula, 31-vjeçari që erdhi pa zemër në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala tha se Ministria e Drejtësisë në letërkëmbimin me Prokurorinë justifikohet me pretendimin se nuk gjen dot përkthyes.

Kjo vonesë po zvarrit hetimet në një kohë që spitali i është përgjigjur familjes Sula që është gjetur zemra. Nga ana tjetër, familja e Saimir Sulës kërkon që MD të marrë përmes letër porosisë organin e zemrës dhe ti bëhet ADN-ja.

Ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2020, në kohën kur bota po pushtohej nga pandemia e Covid-19. Saimir Sula hyri në spitalin del Mar në Barcelonë, i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Ai kishte temperaturë dhe shkoi të bënte një test covid, i cili doli negativ.

Por, 18 orë më vonë, ekipi mjekësor në spital thirri Majlindën për t’i thënë se vëllai i saj kishte vdekur. Mjekët kanë tentuar ta djegin trupin në kohë rekord dhe Majlinda nuk pranoi sepse pa mavijosje në trupin e vëllait të saj. Ajo kërkoi që kufoma do të transferohej në Shqipëri, ku bëri një autopsi të dytë dhe raporti e siguroi se trupi kishte mbërritur pa zemër në vendlindje.

Kronike Saimir Sulën