Aktualitet26 Korrik 2018, 19:01

E pabesueshme! Shqiptari kthehet në hero, mediat greke dhe qytetarët të mahnitur nga gjesti i tij

Shkruar nga Pamfleti
E pabesueshme! Shqiptari kthehet në hero, mediat greke dhe qytetarët

Tragjedia në Greqi u mori jetën 83 personave, qindra të tjerë janë në spital dhe qindra janë shpallur të zhdukur. Në këtë situatë të jashtëzakonshme që po kalon Greqia, një shqiptar ka bërë një gjest shumë human duke ndihmuar të prekurit nga zjarret.

Petrit Athanasi është pronar i një supermarketi në Greqi dhe ka ndihmuar me ushqime falas të prekurit nga zjarret. Ai është cilësuar nga mediat greke dhe qytetarët grek si hero. 

“Situatë e rëndë, ndihmat gjëja më e vogel. Furnizoj furgona e makina me ushqime. Do vazhdoj të ndihmoj njerëzit në Greqi, pasi është diçka e vogël në krahasim me atë që ka ndodhur. Kur djali im luan me fëmijët aty, s’mund t’i la pa ndihmuar”, tha shqiptari në një lidhje telefonike për News24.

Sociale