Sport22 Nëntor 2022, 18:16

“E paprecedentë”, Gjermania sulmon ashpër FIFA-n: Ishte kërcënim i pastër

Shkruar nga Pamfleti
“E paprecedentë”, Gjermania sulmon ashpër FIFA-n: Ishte

“E paprecedentë”, Gjermania sulmon ashpër FIFA-n: Ishte kërcënim i pastër

“Ishte një kërcënim i pastër kundër nesh. Na kërcënuan me sanksione sportive. Ishte një provë force e paprecedentë nga ana e FIFA-s. Federata Gjermane i përgjigjet ashpër vendimit të FIFA-s që i ndaloi kapitenët të zbresin në fushë me shiritin shumëngjyrësh, një vendim absurd jo vetëm për presidentin e Federatës Gjermane, por edhe për kapitenin Neuer:

“Është shumë zhgënjyese të mos mbaj në krahë atë shirit. Ky vendim nuk ka të bëjë fare me futbollin, unë e shoh si një censurë”, theksoi Nojer.

Edhe më i ashpër në reagimin e tij ishte futbollisti i Realit të Madridit, Toni Kros: “Me shpikjen e të gjitha këtyre gjërave të reja ne duket se jemi vetëm kukullat e FIFA-s dhe UEFA-s. Këto gara janë krijuar për të thithur gjithçka nga lojtarët, për të thithur sa më shumë para të jetë e mundur”, u shpreh Kros.

Sport FIFA Gjermania