‘Merkato’ zgjedhore dhe pazaret politike po vihen në zbatim, dhe tashmë nuk mbahen as të fshehta
“Pamfleti’ e ksihte paralajmëruar prej kohësh, që asnjë parti politike në Shqipëri nuk do të pranojë të bëjë koalicion me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin në zgjedhjet 25 prillit 2021. Ky vendim është produkt i një pakti mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që në maj të 2017, për të hequr qafet LSI.
Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, e ka pranuar paktin e paralajmëruar nga ‘pamfleti’ dy ditë më parë, në një deklaratë e cila “iu ka shpëtuar” mediave. Në emisionin “Absolut 4” në A2, Balla ka thënë se ka rënë dakord me Lulzim Bashën, që të çojnë për skrap LSI-në.
“LSI është në një proces shkërmoqje. Figura politike të tyre kanë kërkuar të afrohen në PS. Ajo që po ndodh është që me Lulzim Bashën kemi rënë dakord, ai në 2017, ne tani, që LSI-në ta çojmë për skrap. Për këtë po punojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Balla.
Më tej, ai ka thënë se veç emrave të njohur të LSI-së që i janë bashkuar PS-së, ka dhë kryebashkiak të tjetër të kësaj force politike që duan t’i bashkohen socialistëve.