Sport14 Qershor 2022, 18:47

E patolerueshme! Kartoni i kuq i kushton jetën gjyqtarit, lojtarët ushtruan dhunë ndaj arbitrit me 20-vite përvojë

Shkruar nga Pamfleti
E patolerueshme! Kartoni i kuq i kushton jetën gjyqtarit, lojtarët

E patolerueshme! Kartoni i kuq i kushton jetën gjyqtarit, lojtarët ushtruan dhunë ndaj arbitrit me 20-vite përvojë

Federata Salvadorane e Futbollit (FESFUT) ka lëshuar një deklaratë zyrtare për të konfirmuar ndarjen nga jeta të gjyqtarit, Hoze Arnoldo Amaja. 

Sipas FESFUT, Amaja humbi jetën fundjavën e kaluar, pasi u rrah brutalisht nga “pseudo tifozët dhe lojtarët”, gjatë një ndeshje amatore të luajtur në stadiumin Toluca në San Salvador. 

“Ne si federatë dënojmë të gjitha aktet e dhunës që po krijohen në ambiente të ndryshme sportive në vend”, thuhet në deklaratë. 

Karriera e gjatë e Hoze Arnoldo Amaja 

Amaja, i cili ishte një gjyqtar me 20 vite përvojë, drejtonte një ndeshje në lagjen Miramonte të San Salvadorit. 

Ngjarja ndodhi pas vendimit të tij për të përjashtuar një lojtar ,duke i treguar dy kartonë të verdhë, gjë që shkaktoi debat dhe më pas incidentin e tmerrshëm. 

Amaja mori goditje që shkaktuan hemorragji të brendshme dhe humbi jetën pasi u dërgua në spitalin Zacamil. 

Sport Federata Salvadorane e Futbollit gjyqtari Hoze Arnoldo Amaja