
E përforcon edhe BBC, Armando Broja objektivi kryesor i Napolit për merkaton e verës
Premier Liga është magjepsur nga Viktor Osimhen. Janë disa skuadra që po ndjekin yllin e Nigerisë, me Njukasëllin që është i gatshëm të paguajë deri në 100 milionë euro.
Napoli, në këtë mënyrë, do të përfitojë shumën rekord për klubin nga shitja e xhevahirit, çka do t’i lejonte futjen në merkato për të gjetur së pari zëvendësuesin e nigerianit.
Sipas BBC, të kaltërit i kanë vënë sytë Armando Brojës, sulmuesit 21-vjeçar shqiptar të Sauthemptonit në pronësi të Çelsit. Bomberi kuqezi ka karakteristika të njëjta me Osimhen dhe Napoli pritet ta kthejë ndër sulmuesit më të mirë në Serinë A.