
"Jemi të angazhuar..."/ Lavrov: Rusia dëshiron që situata në Ukrainë të zgjidhet shpejt
Rusia do të largohet nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik (CBSS).
Vendimi vjen më shumë se dy muaj pasi forumi politik ndërqeveritar – i përbërë nga Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Polonia, Suedia dhe Rusia – pezulloi Moskën në përgjigje të luftës në Ukrainë.
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia kishte marrë vendimin për t’u larguar nga CBSS “në përgjigje të veprimeve armiqësore” të grupit, referuar kështu pezullimit dhe sanksioneve të ndryshme të vendosura ndaj Rusisë nga BE.
“Përfundimi i anëtarësimit në CBSS nuk do të ndikojë në praninë e Rusisë në rajon,” tha Lavrov, përpara se të paralajmëronte se çdo përpjekje për “të dëbuar vendin tonë nga Balltiku është e predispozuar të dështojë”.
Po ashtu, Lavrov akuzoi gjithashtu NATO-n dhe anëtarët e BE-së të CBSS se e kanë kthyer këshillin në një instrument të politikës anti-ruse.