E premte e mbarë për Shigjetarin. Planetët sot lobojnë për ju. Duhet të keni në konsideratë se dita do nisë me ritme të ngadalta, për të marrë hov në pjesën e dytë të saj.
Në dashuri, fati dhe pozitiviteti do e bëjnë ditën shumë të këndshme. Do jeni gati për t’u përballur me përgjegjshmëri të tjera me gjysmën tuaj dhe mund të programoni impenjime afatgjata. Influkset e yjeve do jenë nga ana juaj. Do jeni gati të tregoni ndjenja që i fshihnit para disa kohësh.
Për ata që janë single, një miqësi e veçantë mund të transformohet në një pasion gjithpërfshirës, duke përjetuar një ‘dashuri me shikim të parë’.
Në punë nuk do mungojnë propozimet që nuk do i thoni dot ‘jo’. Më në fund rrota e fatit duket se rrotullohet rreth jush.