Politike13 Maj 2022, 13:11

E propozuan për president, Neritan Ceka hedh poshtë aludimet: Nuk kam asnjë ambicie politike

Shkruar nga Pamfleti
E propozuan për president, Neritan Ceka hedh poshtë aludimet: Nuk kam

Neritan Ceka është ndër emrat më të lakuar për të marrë postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në lidhje me këtë çështje, Ceka ka pohuar se nuk ka asnjë aspiratë për president dhe se është shkëputur nga politika.

Ai tha se presidenti në Shqipëri nuk ka asnjë rol në balancën e pushteteve dhe se duhet të mos futet në çështjet parlamentare.

“Jam shkëputur nga politik. Jam te Akademia e Shkencave me një kolegun tim me të shkuar politike Skënder Gjinushin. Nuk kam pasur asnjë ambicie politike”, tha arkeologu në Abc Live.

Neritan Ceka tha se nuk duhet të krijohen iluzione për figurën e presidentit.

“Ne nuk kemi një opozitë që e kalon presidentin me 83 vota sepse nuk janë bashkë. Presidenti nuk ka asnjë rol sot më balancën e pushteteve. Po forcohet pushteti gjyqësor. Presidenti duhet të mos futet në çështjet politike, mos futet në çështjet e parlamentit”, tha Ceka.

Presidenti i vendit sipas Kushtetutës zgjidhet me 5 raunde votimi. Në tre raundet e para, Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, pra 84 vota. Sipas ndryshimeve të bëra së fundmi në Kushtetutë, në rast se në fund të tre raundeve nuk është zgjedhur ende një person, atëherë kalohet në raundin e katërt, ku Presidenti duhet të zgjidhet me 71 vota. Nëse në raundin e katërt njëri prej kandidatëve të mbetur në garë nuk siguron 71 vota, kalohet për votim në raundin e pestë, ku sërish duhen 71 vota. Nëse dështohet edhe në raundin e pestë, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe do të jetë mazhoranca e re që do të zgjedhë Presidentin.

Politike #NeritanCeka #Presidenti i ri