Politike19 Gusht 2022, 13:54

E pyesin për Enkelejd Alibeajn, ngec Berisha para gazetarëve: Përgjigjen ju a jap kur të kemi rezultate!

Shkruar nga Pamfleti
E pyesin për Enkelejd Alibeajn, ngec Berisha para gazetarëve:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se në shtator me nisjen e sesionit të ri parlamentar, grupi i deputetëve mbështetës të Rithemelimit mund të marrë vendime kundër kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt.

Berisha u pyet në një konferencë për mediat se “a do ketë në shtator vendim për kreun e ri të grupit parlamentar të PD sa kohë nuk e njihni Enkelejd Alibeajn si kreu i grupit dhe a keni biseduar me deputetët e tjerë të PD?”.

Pa dhënë shumë detaje, Berisha tha: “Ka një komunikim për të gjitha problemet me deputetët e PD, të cilat do i mësoni dora – dorës sipas produktit dhe rezultateve. Kjo është përgjigja ime”.

 “Rithemelimi” e cilëson të shkarkuar nga detyra e kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeajn, por nuk përmend faktin se foltorja nuk njihet dhe as figuron si parti  për ndërkombëtarët.

Politike