Politike 1 Nëntor 2022, 12:23

E quajti ‘skizofrene’, Ervin Salianji fiton gjyqin në Apel ndaj Kokalarit

Shkruar nga Pamfleti

E quajti ‘skizofrene’, Ervin Salianji fiton gjyqin në Apel ndaj Kokalarit

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka fituar gjyqin në Apelin e GJKKO ndaj Evi Kokalarit. Gjykata i dha pafajësi Salianjit edhe për akuzën e fyerjes.

Gjithçka mes Salianjit dhe Kokalarit nisi gjatë një interviste televizive, ku deputeti demokrat e cilësoi aktivisten që mbështet Sali Berishën si një ‘skizofrene’. Sipas Salianjit, bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë ‘Agimi i Artë’, i financuar nga qarqe antishqiptare.

Kjo ka bërë që Kokalari të bëjë një padi ndaj Salianjit dhe fillimisht të fitojë gjyqin ndaj tij për shpifje. Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi Salianjin me 50 mijë lekë gjobë, por Apeli vendosi në favor të tij.

Më herët, Kokalari postoi edhe deklaratat e Salianjit, që i klasifikoi si shpifëse e ofenduese dhe i shoqëroi me frazën: “Ky është degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-së që do marrë fund në #11dhjetor.

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë (OFENDIM), një që ka gjithë elementët e skizofrenisë (OFENDIM) dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, (OFENDIM) nuk bën dot.

Kokalari është një emigrante e papunë, (SHPIFJE), e vetmja lidhje që shoh është që bashkëshorti i vet i përfshirë në partinë Agimi i Artë (SHPIFJE), i financuar plotësisht nga qarqe antishqiptare (SHPIFJE), po tenton të sjellë njerëz dhe të influencojë edhe në Shqipëri tek njerëz të cilët janë non-grata për të çuar Shqipërinë në përplasje me Shtetet e Bashkuara (SHPIFJE). Pra, në çdo element, të mos themi pastaj, që janë njerëz që në kohën e komunizmit kanë pasur mbiemrin Hoxha (SHPIFJE) për ti bërë qejfin, po themi Enverit , në kohën tjetër e ndërrojnë (OFENDIM)) dhe mirë që s’e kanë bërë Berisha, e me një mbiemër të nderuar pastaj të themi. Janë njerëz më shumë se të shpifur (OFENDIM), nuk kanë asnjë kontribut në PD,” shkruante Ervin Saljani.


smile

Politike #skizofrene Ervin Salianji fitues Gjykata e Apelit