Aktualitet 5 Shkurt 2022, 17:34

E rëndë/ Gjendet pas 1 muaji në Fierzë trupi i pajetë i peshkatarit nga Dibra, humbi në ujërat e lumit Drin

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë/ Gjendet pas 1 muaji në Fierzë trupi i pajetë i

E rëndë/ Gjendet pas 1 muaji në Fierzë trupi i pajetë i peshkatarit nga Dibra, humbi në ujërat e lumit Drin

Një trup i pajetë është nxjerrë pasditen e sotme nga Liqeni i Fierzës.

Sipas dyshimeve të para mendohet se trupi i pajetë i përket peshkatarit nga Dibra, të identifikuar si Tofik Gjika.

Kujtojmë se ky i fundit ka humbur në ujërat e lumit Drin disa javë më parë, teksa mendohet se rrjedha e lumit e ka nxjerrë trupin e viktimës deri në Liqenin e Fierzës.

Ndër të tjera bëhet me dije se viktima është dërguar në morgun e qytetit të Kukësit, ndërsa detaje të reja do bëhen me dije në vijim nga ana e autoriteteve.

Sjellim në vëmendje se peshkatari Tofik Gjika humbi në ujërat e Drinit në fund të vitit 2021 teksa peshkonte. Familjarët e tij vijuan kërkimet për javë të tëra me radhë por pa sukses.

Aktualitet Dibra Drin Fierze Lum peshkatar