Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur së fundmi në Gjakovë. Një burrë 38 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese.
Një lajm i tillë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusrert Gjurkaj, i cili tha se viktima është nga Malisheva.
Policia është njoftuar sot pasdite në orën 16:20 dhe në vendngjarje mbërriti ambulanca dhe e transportoi në spital, por pa shenja jete.
Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përgjegjëse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe prokurori dhe inspektori përgjegjës.