Kronike31 Janar 2023, 16:30

E rëndë në Elbasan, 34-vjeçarja ndërron jetë pas abortit; vihen nën hetim dy mjekë

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Elbasan, 34-vjeçarja ndërron jetë pas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Elbasanit, pasi një 34-vjeçare ka ndërruar jetë, pas një procedure aborti.

Sipas njoftimit të policisë, e reja ka shkuar në spital për të abortuar fëmijën dhe i është nënshtruar procedurës. Më pas mjekët e kanë dërguar në banesë.

Por ajo ka pasur komplikacione dhe ka lajmëruar ambulancën, e cila e ka dërguar në spital, ku dhe ka ndërruar jetë. Polica ka vënë në hetim dy mjekë të Maternitetit të Elbasanit.

Më datë 30.01.2023, rreth orës 12:00, një shtetase 34 vjeçe është paraqitur në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë. Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën. Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për shtetasit A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia.

Kronike 34-vjeçarja Elbasan Vdekje