Kronike11 Qershor 2022, 07:33

E rëndë në Fier, gjendet i vrarë një 67-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Fier, gjendet i vrarë një 67-vjeçar

Foto Ilustruese

Një 67-vjeçar është gjetur i vrarë në Fier.

Petraq Gjika u gjet i pajetë rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm, ndërkaq nga hetimet paraprake dyshohet se është vrarë me thikë.

67-vjeçari punonte si roje në serat e fshatit Mbrostar Ura në Fier. Ende nuk duhen shkaqet e kësaj ngjarjeje, sakaq policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje”- thuhet në njoftimin e policisë.

Kronike Fier kronike