Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një 13 vjeçar është dërguar në spitalin e Lushnjes rreth orës 18:00, pa shenja jete.
Mësohet se i mituri, banues në fshatin Golem, u dërgua menjëherë nga prindrit në spital pasi dyshohet se është vetëvarur në banesë.
“Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.”- thuhet në njoftimin e policisë.