Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koukaki të Greqisë, ku një 53-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare.
Pak pas orës 1:00 të mëngjesit, ai e ka goditur me thikë gruan, në banesën ku banonin në rrugën Matrozou dhe më pas është larguar, shkruajnë mediat greke.
55-vjeçari pasi ka ka vrarë gruan e tij, ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: “Të vrava nënën!” .
Djali ishte jashtë banesës me miqtë etij, kur babai e telefonoi dhe i tha se kishte kryer krimin e tmerrshëm. Menjëherë, ai u kthye në shtëpi dhe u përball me tragjedinë e rëndë. Djali më pas ka telefonuar policinë.
Ndërkohë, 53-vjeçari është larguar me makinën e tij në Palea Fokaia dhe ka tentuar pa sukses të bëjë vetëvrasje duke u rrëzuar nga ura.
Ai është gjetur nga autoritetet dhe aktualisht po trajtohet në spital.