Kronike21 Tetor 2022, 08:30

E rëndë në Tiranë, i riu humb jetën tek “Pallati me shigjeta”

Shkruar nga Pamfleti

Një 33-vjeçar ka humbur jetën pak pas mesnatës të kësaj të premteje teksa po drejtonte motorin e tij. Në zonën e njohur si ‘Pallati me Shigjeta’ në Tiranë, një mjet me drejtues një 24-vjeçar është përplasur me motorin që drejtohej nga viktima. Për shkak të plagëve të marra, i riu nuk mundi të mbijetonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 ende në rrethana të paqarta.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën”-njofton policia.

Kronike aksident Tiranë