4 nxënës të një shkolle private në Tiranë janë dërguar me urgjencë në spital pasi janë helmuar nga gazi
Paraprakisht bëhet me dije se 4 nxënës të shkollës jopublike “Don Bosko” janë dërguar në spital pasi në shkollë ka pasur rrjedhje gazi. Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar rrjedhjen e gazit, nëse ai përdorej për ngrohje apo për ndonjë funksion tejtër në shkollë.
Në një njoftim paraprak të nisur nga Policia e Tiranës, thuhet se 4 nxënësit që kanë përfunduar në spital janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ende nuk dihen përmasat reale të kësaj ngjarje me përmasa të rënda.
“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.
Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës”, njofton Policia e Tiranës.