Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Itali si pasojë e një tornadoje që ka përfshirë vendin. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ishullin e vogël italian, Pantelleria në Mesdhe, ku si pasojë e tornados janë plagosur dhe disa të tjerë dhe janë shkatërruar disa ndërtesa.
Tornado goditi ishullin në jug të Sicilisë gjatë orëve të para të mbrëmjes së kaluar.
“Për shkak të stuhisë së madhe, shtyllat u përkulën, çatitë u dëmtuan dhe pemët u rrëzuan”, kanë thënë autoritetet.