Aktualitet18 Tetor 2019, 19:58

E rëndë / Ulsi Manja merr në pyetje kreun e KLP-së Gent Ibrahimin për fatin e shoqes Arta Marku    

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë / Ulsi Manja merr në pyetje kreun e KLP-së Gent

E rëndë / Ulsi Manja merr në pyetje kreun e KLP-së Gent Ibrahimin për fatin e shoqes Arta Marku    

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja që duhet të ishte në burg për dosjen zgjedhjeve në Dibër pyet Gent Ibrahimin: Kur do zgjidhjet Prokurorja e Përgjithshme

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili duhet të ishte në burg si pjesë e mafies së votave në Dibër, siç u vërtetua nga publikimi i përgjimeve nga BILD, është shumë i shqetësuar për fatin e shoqes së tij, Arta Marku, nëse do të arrijë po jo të zgjidhjet kryeprokurore për një mandat 7-vjeçar. Nga fati i Arta Markut varet deri diku edhe fati i Ulsi Manjës. Nëse Manja nuk arrin ta konfirmojë shoqen Marku për një mandat 7-vjeçar, pasi shoqja dhe prova si shërbëtore e qeverisë, Manja mund të humbasë besimin e bablokut të madh. Dhe po u zemëruar babloku, Manja mund të përfundojë shumë shpejt jashtë parlamentit dhe partisë. Kështu e kanë pësuar nga babloku i madh edhe shumë shokë të tjerë të partisë së Manjës gjatë viteve të fundit. Ndaj pas dështimit për të futur në SPAK, Donika Prelën, Manja është para provës së tij të fundit, për të konfirmuar Arta Markun kryeprokurore.

Për këtë çështje, Ulsi Manja, ka shfrytëzuar dje raportin e kryetarit të Këshilli të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, në Komisionin e Ligjeve, ku Manja është kryetar. Ibrahimi po raporte për problematika dhe sfida të KLP-së, por Manja i tha se “Komisioni është i internuar se kur do të kemi Prokuror të Përgjithshëm”. Në fakt nuk ishte komisioni i interesuar, por ishte Manja vetë. Po pse Manja është kaq i shqetësuar? Arsyeja është e thjeshtë. Arta Marku, sipas kritereve ligjore, nuk mund të renditet në krye të kandidatëve për postin e kryeprokurorit. Kur lista të shkojë në Kuvend për miratim, do të ishte shumë e rëndë që Kuvendi të mos votonte kandidatin më të aftë dhe të përgatitur të renditur në krye të listës. Por, edhe sikur Kuvendi të zgjedhë Markun, pavarësisht komprometimit në sytë e ndërkombëtarëve, i duhen 85 vota. Për këtë arsye, KLP ka pezulluar garën, deri kur të gjejë një marifet për të nxjerrë Markun të parën./Pamfleti/

Kryesore E rëndë / Ulsi Manja merr në pyetje kreun e KLP-së Gent Ibrahimin për fatin e shoqes Arta Marku