Një Bodybuilder nga Kazakistani është martuar me një kukull seksi në një ceremoni madhështore duke festuar lidhjen e tyre 18-mujore.
Yuri Tolochko u martua me të fejuarën e tij, kukullën e seksit Margo në një ceremoni tradicionale ku kishte me dhjetëra mysafirë të lumtur dhe një vallëzim romantik.
Dhëndri i veshur me një kostum të zi dhe kravatë, duket i buzëqeshur në videon e tij të dasmës, të postuar në Instagram sot, ndërsa vallëzon me nusen e tij me fustanin e bardhë.
Duke marrë në krahët e tij gruan e tij kukull, Tolochko dhe Margo duken çift i lumtur. Vetëm se Margo është në fakt një kukull seksi sintetike.
Duke shpërndarë pamjet e festës së pazakontë në Instagram, body bulideri shkruajti: “Ka ndodhur. Vazhdon.”
Tolochko fut një unazë në gishtin e Margo para se çifti të ndajë një puthje në buzë para një turme njerëzish
Tolochko shprehet se ajo nuk është thjesht një kukull, por ka ndjenja.
Nuk ka shumë faj, pasi aq shumë sa po ‘plastifikohen’ vajzat ditët e sotme, më mirë të martohet me kukull të mirë filltë.