Politike 5 Maj 2022, 17:28

E “shkarkuan” si kryetar grupi, Alibeaj tallet me vendimin e Kuvendit të Berishës: Edhe çfarë pastaj?!

Shkruar nga Pamfleti
E “shkarkuan” si kryetar grupi, Alibeaj tallet me vendimin e

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj është tallur me vendimin e Kuvendit Kombëtar, i cili e shkarkoi nga ky pozicion. Para mbledhjes së grupit parlamentar ai foli për gazetarët dhe u pyet mbi deklaratat foltores që nuk e njohin sepse e kanë shkarkuar.

 “Ça ishte ajo, komisioni? E ça pastaj? (E pyesin se nuk e njohin nga Rithemelimi) Nuk është kjo çështja kryesore. Ka shumë çështje axhenda parlamentare. Që nga e sotmja në fakt që duhet të ishte e para. Është fitorja e vogël e banorëve të Rinasit. Deputetes Ulliri dhe banorëve që iu ndodhëm afër që të bënin një fitore të vogël”, tha ai.

Po ashtu gazetarët e pyetën mbi legjitimitetin e mbledhjes së grupit dhe Alibeaj u shpreh se rregullorja i jep atij të drejtën të kërkojë mbledhje sa herë e sheh të arsyeshme.

“Për mbledhje të Grupit Parlamentar ka një rregullore që përcakton të drejta dhe detyrimet. Në rregulloren e miratuar në 2017 ka një nen që përcakton që mbledhja e Grupit Parlamentar përcaktohet nga kryetari i grupit. Pra është një detyrim që duhet të ushtrohet nga kryetari i Grupit parlamentar, pra duhet të respektohet dhe dëgjohet zërin e secilit deputet”, pohoi ai.

Politike #Kuveni Alibeaj grupi