Sport 1 Nëntor 2019, 16:02

E TEPËRT: Arsenalit nuk i del inati me Xhakën, sërish dënim për kapitenin

Shkruar nga Pamfleti
E TEPËRT: Arsenalit nuk i del inati me Xhakën, sërish dënim

Unai Emery ka marrë një vendim për sa i përket çështjes “Xhaka”. Edhe pse mesfushori kërkoi falje ndaj tifozëve për gjestet e ndodhura fundjavën e kaluar, trajneri i “Topçinjve” do ta lërë jashtë ekipit për sfidën e radhës ndaj Wolves.

Këtë gjë e kanë konfirmuar mediat angleze së fundmi, me Xhakën që pas ndeshjes së Kupës me Liverpool, detyrohet të qëndrojë jashtë edhe për ndeshjen e kësaj fundjave. Ndërkohë, për sa i përket shiritit të kapitenit, ende nuk është marrë një vendim nga Arsenal.

Sport Arsenal Granit Xhaka Wolves