Sport 3 Tetor 2019, 09:53

E tepërt: Shpenzimet e çmendura të Milanit në kosh, zbulohet shifra që ka shpenzuar për merkato

Shkruar nga Pamfleti
E tepërt: Shpenzimet e çmendura të Milanit në kosh,

Milani është krejtësisht në krizë dhe që pas largimit të Berlusconit dhe afrimit të kompanisë misterioze kineze që e mori dhe tani vazhdon e njëjta situatë me Elliotit. Kuqezinjtë janë zhytur në kolaps krejtësisht. Një situatë e tillë vjen krejtësisht nga keqmenaxhimi i klubit nga ana e drejtuesve, pasi “Djalli” ka shpenzuar pafund në merkato, por ka bërë lëvizje të gabuar.

Italianët nga viti 2010-19 kanë shpenzuar 439 milionë euro dhe janë vetëm pas Manchester City-t, PSG, Manchester United, Barcelonës, por kanë shpenzuar më shumë se sa Real Madridi, Juventusi, Chelsea dhe Interi.

Merkatoja ka qenë katastrofike mjafton të kujtohet afrimi i Andre Silva për 38 milionë euro, apo Leonardo Bonuccit për 42 milionë euro. Situata nuk duket aspak e mirë as këtë sezon, pasi italianët e kanë nisur shumë keq sezonin e ri.

Sport Milani