Kejvina Kthella e cila u bë e njohur si figurante në emisionin ‘Xing’ të Ermal Mamaqit, ka harruar mesa duket se si ka qenë pamja e saj fillestare.
Në një një postim në profilin e saj të Instagram-it, bjondja ka përdorur një filter nga seriali i famshëm japonez “Sailor Mooon” duke pozuar përpara pasqyrës.
Por nuk e ka lënë me kaq. Modelja, e cila tani po qëndron në Los Anxhelos të Amerikës, ka ndarë dhe një thënie të personazhit kryesor, “Oh djalë! Është e tmerrshme të lindësh kaq e bukur!”.
Kejvina është shumë bukuroshe, por për hir të së vërtetës, pamja që ka aktualisht nuk është ajo fillestarja.