
E tmerruar nga goditja, Kryemadhi guxon dhe i nge zërin Brukselit: Gabuat me strategjinë për Shqipërinë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, guxoi sot dhe i ngriti zërin Brukselit, teksa po ndjen fundin e saj politik, pasi goditja nuk është larg. Nga panairi i Librit, Kryemadhi kritikoi qëndrimin e Brukselit, që bëri thirrje dje përmes Mogerinit dhe Hahn-it për rikthimin e opozitës në Kuvend.
“Dua të them që deklaratat e Brukselit për stabilitet, ne nuk jemi për stabilitetin e Ramës, por të institucioneve. Brukseli ka gabuar shumë me strategjinë që ka ndjekur ndaj Shqipërisë. Kemi një vend që dëshiron që të jetë pjesë e BE. Nuk e ka bojkotuar opozita parlamentin, por rilindja që e ktheu në shërbim të bandave”, tha Kryemadhi.
Ndër të tjera, kryetarja e LSI foli dhe për aksionin opozitar.
“Lëvizjet e opozitës në të ardhmen do të konsultohen me qytetarët, do të jetë populli që do të drejtojë opozitën”, u shpreh ajo.
Bashkimi Europian kërkoi dje rikthimin e opozitës në parlament si dhe forcimin e dialogut politik si dy elementë të nevojshëm për reformat që ndihmojnë Shqipërinë për në rrugën drejt BE. Kjo kërkesë për opozitën u adresua nga Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme në BE Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn. Gjithashtu Federica Mogherini vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe kërkoi vijimin e reformave.