Showbiz19 Shtator 2018, 14:31

E tradhtoi me një tjetër, gruaja befason me deklaratën e saj: E pranova bashkëshortin bashkë me fëmijën ilegal

Shkruar nga Pamfleti
E tradhtoi me një tjetër, gruaja befason me deklaratën e saj: E

E tradhtoi me një tjetër, gruaja befason me deklaratën e saj: E pranova bashkëshortin bashkë me fëmijën ilegal

Historia e një gruaje që është tradhtuar nga bashkëshorti i saj 43 vjeçar ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve. Do të mendoni se çfarë ka kjo histori të veçantë? Në emisionin ‘Me zemër të hapur’, një grua ka rrëfyer se pavarësisht se i shoqi e ka tradhëtuar ajo e ka falur për hir të dashurisë. Do të thoni ju shumë njerëz e bëjnë këtë gjë, por nuk ishte vetëm ky problemi. I shoqi kishte një fëmijë me gruan që kishte tradhëtuar të shoqen dhe e veçanta e kësaj historie është se ajo e ka pranuar bashkë me fëmijën e bashkëshortit jashtë martese. Më tej e shoqja rrëfen:

‘Kur mësova tradhtinë e burrit, u trondita. Por e fala për familjen dhe dashurinë tonë. Pranoj dhe atë fëmijë që është jashtë martese,- është shprehur ajo.

Si u ndjeve kur mësove se burri ju tradhtonte?

Me thënë të drejtën u trondita shumë. Ishte diçka që nuk e prisja. Por mbi të gjitha jemi njerëz që kur e do një njeri, ka dhe falje. Kështu që unë e fala. Vazhdova jetën dhe mbrojta familjen. Pranoj dhe atë fëmijë që është jashtë martese. Ai është një fëmijë, që se hedh dot poshtë. Është jetë. Pranoj për dashurinë e burrit tim.

Funksionon familja juaj si më parë?

Po po. Familja ime funksionon dhe çdo gjë është në rregull.

Si e ke kapërcyer këtë moment të vështirë? I bie jeni një grua shumë e fortë…
Mbase mund ta thuash se jam e rrallë. E kalova historinë me burrin, me fëmijët. Kishim dashuri për njeri-tjetrin. Ndoshta ia dola nga këto.

Showbiz