Sport31 Gusht 2019, 22:32

E turpshme/ Goditet autobusi i Tiranës, shkodranët sulmojnë stafin dhe lojtarët

Shkruar nga Pamfleti
E turpshme/ Goditet autobusi i Tiranës, shkodranët sulmojnë

Tensioni gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana është zhvendosur jashtë stadiumit pas përfundimit të sfidës mes dy skuadrave. Sipas asaj që ka bërë të ditur klubi bardheblu, tifozët vendas kanë dhunuar autobusin e skuadrës.

“Pas ndeshjes është goditur autobusi i skuadrës me gurë. Dëme ne xham, por për fat të mirë pa probleme për lojtarët dhe stafin”, shpjegoi zëdhënësi për shtyp i bardhebluve, Mario Nikolli i cili shpërndau fotot e xhamit të thyer në autobusin i cili ishte parkuar jashtë stadiumit.

Sport Tirana Vllaznia