Sport 9 Shkurt 2022, 18:57

E vendos penalltia mes protestash, Teuta eleminon Skënderbeun dhe merr biletën e gjysmëfinales (Video)

Shkruar nga Pamfleti
E vendos penalltia mes protestash, Teuta eleminon Skënderbeun dhe merr

E vendos penalltia mes protestash, Teuta eleminon Skënderbeun dhe merr biletën e gjysmëfinales (Video)

Teuta ka mposhtur sërish 1-0 Skënderbeun në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Kupën e Shqipërisë. Një gol i Hebajt vendosi gjithçka në “Elbasan Arena”, teksa edhe në ndeshjen e parë, durrsakët fituan minimalisht 0-1 në Korçë.

Një gol i Hebajt në minutën e tetë me penallti vendosi sfidën, për rezultatin e përgjithshëm 2-0. Vlen të përmendet se Shehi barazoi gjithçka, por goli u anulua nga VAR. Finalistët e sezonit të shkuar largohen nga Kupa, ndërsa Teuta në gjysmëfinale pret fituesin e çiftit Partizani-Dinamo.

Sport Kupa e Shqipërisë Skënderbeu Teuta