Editorial17 Tetor 2022, 11:57

E vërteta e përplasjes së Edi Ramës me ambasadoren e SHBA

Shkruar nga Pamfleti
E vërteta e përplasjes së Edi Ramës me ambasadoren e SHBA

E vërteta e përplasjes së Edi Ramës me ambasadoren e SHBA

Nuk është hera e parë që kryeministrat shqiptarë përplasen me ambasadorët e SHBA-së në Tiranë. Por sa herë ka ndodhur kjo, pasojë ka qenë rrëzimi i kryeministrave.

Shumë pak ka dalë në publik, nga ajo që ka ndodhur në të vërtetë ndërmjet Edi Ramës dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Duket se relacioni zyrtar i Departamentit të Shtetit për qeverinë shqiptare pritet të shoqërohet së shpejti me një qëndrim të fortë publik.

Situata është acaruar si pasojë e ish- drejtorit të policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili është një viktimë e pastër e marrëdhënies së tij të afërt me amerikanët.

E pikërisht pas një takimi të beftë që ai ka zhvilluar në ambasadë, Nanos i është prerë komunikimi nga ministri i Brendshëm, i cili i ka kërkuar urgjentisht dorëheqjen…

Më pas historia dihet, qeveria e shkarkoi me shpejtësi drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit. Por fabula më pas ka vijuar me një komunikim shumë të ashpër ndërmjet kryeministrit dhe ambasadores amerikane.

Burime pranë qeverisë bëjnë të ditur se Edi Rama ka shkuar deri tek kërcënimi se do të ankohej “lart”.

Por menjëherë pas këtij incidenti, ambasadorja ka dhënë intervistën e ashpër në opinion, të cilën siç mësohet e ka bërë publike pasi është konsultuar me zyrtarë të lartë në Uashington.

Siç dihet, ambasadorja Yuri Kim ka njohje dhe relacion të mirë me sekretarin e Shtetit Antony Blinken, pasi ka qenë për një kohë relativisht të gjatë edhe shefe e kabinetit të tij.

Nuk është hera e parë që kryeministrat shqiptarë përplasen me ambasadorët e SHBA-së në Tiranë. Por sa herë ka ndodhur kjo, pasojë ka qenë rrëzimi i kryeministrave.

Kështu ka ngjarë si me Sali Berishën ashtu edhe me Fatos Nanon. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me Edi Ramën. I cili, i braktisur nga SHBA ju rikthye edhe njëherë marrëdhënies me Erdoganin, por që duket një manovër e dëshpëruar. Aq më shumë që sulltani nuk i ka punët mirë, e që pritet të pësojë disfatë në zgjdhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Madje ka zëra që nuk do të kandidojë, për t’i lëshuar vendin një manjati të madh mediash në Stamboll./Pamfleti

Editorial #E vërteta e përplasjes së Edi Ramës me ambasadoren e SHBA

Editorial