Bota 8 Tetor 2022, 17:16

E vetme mes viktimave, si 3-vjeçarja në Tajlandë i shpëtoi mrekullisht sulmit në çerdhe

Shkruar nga Pamfleti

E vetme mes viktimave, si 3-vjeçarja në Tajlandë i shpëtoi mrekullisht sulmit në çerdhe

Tre vjeçarja Emmy po dremiste pranë shoqes së saj të  ngushtë në çerdhen në Tajlandën veriore,  kur sulmuesi hyri i armatosur me një armë dhe një thikë duke shkaktuar një masakër.

Klasa me 11 fëmijë, të gjithë rreth tre vjeç, pak më herët ishin duke u marrë me vizatime dhe duke shkruar. Rreth orës 10:00 me orën lokale, mësuesit i dërguan fotografi prindërve të tyre teksa fëmijët ishin në çerdhe të qeshur dhe të lumtur.

Dy orë më vonë, në kohën e gjumit, ish-oficeri i policisë Panya Kamrab hyri në ndërtesë. Dëshmitarët thanë se ai fillimisht qëlloi personelin, duke përfshirë një mësuese që ishte në muajin e tetë shtatzënë, përpara se të futej me forcë në secilën nga tre klasat e kopshtit.

Ai vrau të gjithë shokët e Emmy-t ndërsa flinin. Është e paqartë por dhe një mrekulli se si e vogla mbijetoi.

3 vjeçarja Emmy u gjet zgjuar, e përkulur pranë trupave të pa jetë të shokëve të klasës, ndërsa mendonte se ata ishin duke fjetur.

“Ajo nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur u zgjua,”  tha për BBC-në gjyshi i saj 59-vjeçar Somsak Srithong nga shtëpia e familjes.

“Ajo mendoi se miqtë e saj ishin ende në gjumë. Një oficer policie ia mbuloi fytyrën me një leckë dhe e largoi nga gjaku”, shtoi ai.

“Ne flasim në heshtje ndërsa ajo luan me çizmet e saj të preferuara Hello Kitty Wellington në kopsht. Ajo vazhdon të pyesë për mikun e saj më të mirë, Pattaraëut tre-vjeçar, i cili njihej gjithashtu si Taching.”

Nëna e Emmyit thotë se i kanë treguar se shokët e saj kanë vdekur, por është shumë e vogël për ta kuptuar këtë gjë.

“Gjyshja e saj më në fund i tha se shokët e saj të shkollës kishin vdekur të gjithë, së bashku me mësuesin e saj dhe qendra e kujdesit ditor është e mbyllur”, tha nëna e saj.

“Ajo thjesht dëshiron të shkojë në shkollë çdo ditë. Ne duhet të vazhdojmë t’i themi se shkolla është mbyllur. Ajo është shumë e vogël për të kuptuar konceptin e vdekjes.”

Ritet budiste funerale dhe lutjet për viktimat po zhvillohen në disa tempuj në qytet për të shënuar fillimin e tri ditëve të zisë. Familjet e qytetit të vogël rural në Tajlandën verilindore po përpiqet të mbështesë familjet në ankthin  dhe  në pikëllimin e tyre të cilët kanë humbur njerëzit e tyre të dashur.

“Prindërit pyesin: “Ku është një vend i sigurt për fëmijët e tyre?” Jam shumë i trishtuar dhe kërkoj që çdo autoritet të forcojë sigurinë tonë,” tha xhaxhai i Emmy-t, Veerachai Srithong./BBC

Bota Panya Kamrab