Aktualitet 2 Gusht 2022, 09:35

E zhdukur prej 9 ditësh, gjendet Ersida Dyrmishi; mbahej peng në një hotel në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
E zhdukur prej 9 ditësh, gjendet Ersida Dyrmishi; mbahej peng në

E zhdukur prej 9 ditësh, gjendet Ersida Dyrmishi; mbahej peng në një hotel në Durrës

Është gjetur pas 9 ditësh e zhdukur, Ersida Dyrmishi, nënë e dy fëmijëve nga Durrësi.

Dyrmishi ishte zhdukur prej 9 ditësh dhe po kërkohej nga familjarët e saj. 30-vjeçarja ishte marrë peng dhe ka deklaruar në polici se po mbahej pa dëshirën e saj nga një person i identifikuar si Marjus Musakun nga Lushnja në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Policia ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje Ersida Dyrmishin, si dhe 36-vjeçarin që e kishte marrë peng.

Ky i fundit ishte dënuar edhe më parë për pengmarrje.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.          

Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Aktualitet Durrës Ersida Dyrmishi